Sonte është nata e shënuar për besimtarët që bëjnë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç. Me mijëra besimtarë janë ngjitur për tek vendi i shenjtë që nga mesdita.
Ndërsa në orët e mbrëmjes fluksi i madh i automjeteve ka bllokuar qarkullimin, ndonëse forca të shumta të policisë janë të dislokuara në të gjitha rrugët e qytetit të Laçit.
Drejtuesit e automjeteve thonë se janë të bllokuar në trafik prej afro 4 orëve, ndërsa vargu i automjeteve e kalon dhe autostradën. /abcnews.al/