Libofsha në Fier është nga ato fshatra që ruan me krenari traditën dhe që e demtonstron atë kryesisht në dasma dhe në festa. Libofsha është renditur në listën e 100 fshatrave turistikë.
Një skenë e risjellë, por mjafton për të bërë kryetarin e bashkisë të këndojë si një myzeqar i vërtete.
“Qëllimi kryesor është që t’ja mësojmë dhe t’ja përcjellim brezave më të rinj.”
Dasmat në zonën e Libofshës janë të mbushura me çaste të tilla euforie. Element i traditës qe çeli festën e përvitshme të Libofshës që këtë vit përkoi me 101 vjetorin e hapjes së shkollës së parë në Myzeqe pikërisht këtu. Ky ishte një demonstrim ku tradita dhe trashëgimia përcillet me krenari. Me Manastire si ai i Shën Kozma Etolit, kisha si ajo e Shën Mërisë dhe objekte të tjera kulti, nga Libofsha ka origjinën edhe një traditë e panjohur por e vjetër e Myzeqesë, kultivimi i ullirit
Ilirjan Gjika, historian, Fier: “Po përmend dy nga manastiret kryesore të zonës së Myzeqesë, atë të Ardenicës, që e kemi këtu në shpinë të Libofshës dhe atë të Myzeqesë. Janë gjetur dhe anfora vaji, ose janë të ruajtura deri vonë. Jo të lashta, në manastire. P.sh. në muzeun e Manastirit të Ardenicës kemi disa anfora që janë të periudhës së vonë, ose të themi në gjuhën e popullit “qypat e vajit”.”
Që prej shpalljes së projektit të 100 fshatrave turistikë, njësitë vendore në zonën e Fierit po garojnë për të ekspozuar vlerat dhe resurset. Promovimi si hap i parë pritet të shoqërohet me investime për ti kthyer këto fshatra në atraksione të vërteta turistike.
Përgatiti: Valbona Daci, gazetare e ABC News, Fier
Operator: Musa Çela