Jo gjithçka vaj tek Italia: Dëmtohet mbrojtësi, rrezikon duelin me Zvicrën

schedule14:11 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:11 - 12 Qershor, 2021

Atmosfera tek Italia është fantastike. Kombëtarja e kaltër fitoi 3-0 ndaj Turqisë dhe i ka nisur Euro 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tifozët janë të mbushur me entuziazëm, sidomos prej lojës së bukur të skuadrës së tyre të zemrës. Gjithsesi, Roberto Mancini ka marrë një lajm të keq nga infermieria.

Alessandro Florenzi pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Turqisë. Mbrojtësi i majtë e nisi takimin si titullar, por ndeshja e tij zgjati vetëm një pjesë.

 

Gjatë një duluftimi me Calhanoglu

Mancini e ndërroi në pushim për shkak të një problemi muskulor në pulpë. 30-vjeçari rrezikon aktivizimin në ndeshjen e radhës, me trajnerin që pritet të mos e rrezikojë kundër helvetëve.

Italia do të rikthehet në fushë ditën e mërkurë (15 qershor) dhe përballë do të ketë Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, përballje që nis prej orës 21:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!