Një makinë tip Mistubish është përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte në lëvizje në rrugën Elbasan – Librazhd. Për fat drejtuesi 31 vjeçar nga Tirana është hedhur me shpejtësi nga makina dhe ka shpëtuar. Në vendin e ngjarjes shkoi një zjarrfikëse, e cila mundësoi fikjen e flakëve. Njëkohësisht shërbimet policore normalizuan trafikun e krijuar me këtë rast. Mjeti është djegur plotësisht dhe policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje./abcnews.al
Një Mitsubish përfshihet nga flakët në rrugën Elbasan-Librazhd
schedule10:46 - 28 Tetor, 2018
schedule 10:46 - 28 Tetor, 2018