Fenerbahce synon ish-trajnerin e Dortmund, i ofron kontratë 2-vjeçare

schedule10:19 - 12 Qershor, 2021

schedule 10:19 - 12 Qershor, 2021

Fenerbahce synon titullin kampion sezonin e ardhshëm dhe është në kërkim të një trajneri dhe shumë emra janë përfolur për stolin e “gjigantit” nga Stambolli.

Ideja e fundit quhet Lucien Favre. Trajneri zviceran qëndron pushim prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Dortmund.

Gazetari italian, Nicolo Schira shkruan se drejtuesit e Fenerbahce kanë nisur bisedimet dhe i kanë bërë ofertën e parë trajnerit zviceran.

63-vjeçarin e pret një kontratë 2-vjeçare. Përveç verdhezinjve të Dortmund, Favre ka drejtuar më parë skuadra si Nice, M’Gladbach apo Hertha Berlin. /abcnews.al