Insigne dhe Spinazzola në kor: Itali madhështore, jemi një grup fantastik

schedule08:59 - 12 Qershor, 2021

schedule 08:59 - 12 Qershor, 2021

Italia e nisi Euro 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Djemtë e Roberto Mancinit mposhtën 3-0 Turqinë në duelin e luajtur në “Olimpico” të Romës, duke siguruar triumfin e parë në grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Uellsi me Zvicrën.

Lorenzo Insigne ishte një rrezik konstant për mbrojtjen turke dhe ia doli të shënojë golin e tretë të ndeshjes. Kapiteni i Napolit u shfaq i lumtur pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Shijuam një mbrëmje shumë emocionuese.

Ishte ndeshja e parë e Euro 2020, luajtëm në shtëpi dhe kishim tifozët tanë që na mbështetën. E shkelmuam frikën që kishim dhe zhvilluam një pjesë të dytë madhështore“, deklaroi 30-vjeçari napolitan.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Leonardo Spinazzola. Mbrojtësi i djathtë i Romës shkëlqeu ndaj Turqisë, duke e merituar plotësisht çmimin e më të mirit. 28-vjeçari dhuroi asistin e golit të Ciro Immobiles, teksa foli shkurt në lidhje me suksesin e parë në Euro 2020.

Unë më i miri i ndeshjes? Faleminderit, por luajtëm të gjithë shumë mirë. Jemi një grup fantastik që ka gjithçka: teknikë, forcë, rezistencë dhe aftësi për të vuajtur. Luajtëm një futboll madhështor, të vazhdojmë përpara në këtë rrugë“, deklaroi Spinazzola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!