Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në në aksin rrugor Elbasan-Peqin i ka marrë jetën një 51-vjeçari. Ardian Xhaja i cili ishte punonjës policie në I.E.V.P. Peqin ishte pasagjer në automjetin tip “Ford” që u përplas me një kamionçinë fshatin Lazaren.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20 ndërsa të plagosur mbetën gjashtë persona të tjerë që ndodheshin në të dy automjetet. Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, por nga pamjet e siguruara nga Abcneës.al mund të shihet se në rrugën mungon ndriçimi. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa mund të shihet edhe trupi i viktimës në tokë, i mbuluar. s.b/abcnews.al/


