Prej kohësh, spekulimet se gjiganti teknologjik, Microsoft, do të prezantojë një version të ri të Windows quajtur Windows 11, kanë pushtuar internetin.
Ndërkohë, tashmë planet e kompanisë për të ndaluar mbështetjen e Windows 10 më 14 tetor 2025 e konfirmojnë këtë.
Në faqen e Microsoftit kompania thotë se do të vijojë të mbështesë Windows 10-n deri më 14 tetor 2025.
Kjo është prova më e qartë se Microsoft po përgatit një version të ri të sistemit operativ dhe përdoruesit do të inkurajohen për të kaluar te Windows i ri.
Në javët e fundit kompania ka folur për gjeneratën e re të Windows ndërsa më 24 qershor do të mbajë një eveniment ku do të shpjegojë çfarë ka dashur të thotë me këtë.
Si rezultat shumë besojnë se Microsoft do të prezantojë Windows 1, por gjithçka mbetet për t’u parë me kuriozitet deri në fund./abcnews.al