Një sherr mes kushërinjve në Maliq ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj mëson se të dehur, kushërinjtë nisën konfliktin mes tyre që agravoi në grushte, shkelma dhe përdorimin e armës.
Policia ka arrestuar Ervin Gurën, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. d.b/Abcnews.al