Gerard Pique është një nga lojtarët veteranë të Barcelonës dhe më me ndikim në skuadër dhe në ambientin përreth klubit. Askush nuk e vë në diskutim dashurinë e tij për Barcelonën dhe të gjithë kërkojnë mendimin e tij të artikuluar saktë për probleme të ndryshme.
Deklarata e tij e fundit është “vepër unike”. Ai shprehet se nëse Koeman do i thotë nesër se nuk e ka në plane, Pique e lë futbollin. “Ditën që unë ndaloj së luajturi për Barça, do të largohem nga futbolli. Kurrë nuk do të luaj për një ekip tjetër. Këtu i kemi të gjitha.
Ka njerëz që lëvizin për para dhe të tjerë për arsye të ndryshme. Nëse nesër Koeman më thotë se duhet të shkoj, unë do ta lë futbollin. Nuk do të luaj për ndonjë ekip tjetër përveç Barcelonës. E kam thënë gjithmonë se Barcelona është klubi i jetës sime”, u shpreh Pique. /abcnews.al