Dy të rinj nga Lezha janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë Paulin Gjergji, 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë dhe Edison Daja , 22 vjeç, banues në Shëngjin.
Sipas Policisë 30-vjeçai është arrestuar në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”.
Ndërsa 22-vjeçari Daja është ndaluar nga policia dhe pas kontrollit i janë gjetur në çantë 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. m.v/abcnews.al