Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja në “Spitalin Amerikan”: Pandemia “shtoi” diabetikët, duhet të jenë prioritet për t’u vaksinuar

schedule09:23 - 11 Qershor, 2021

schedule 09:23 - 11 Qershor, 2021

Mjekja endokrinologe në “Spitalin Amerikan 2”, Entela Puca, e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” theksoi se pacientët diabetikë janë më të predispozuar për të zhvilluar komplikacione të rënda nga koronavirusi. Ajo shtoi se 20-25 përqind e pacientëve të hospitalizuar me koronavirus, dhe që ndodheshin në terapi intensive ishin diabetikë. Më tej, Dr. Entela u shpreh se pandemia “shtoi” diabetikët e rinj ndërsa theksoi se është e nevojshme që të jenë prioritet për t’u vaksinuar.

“Përgjithësisht një në dy pacientë që kanë diabet nuk e dinë që e kanë. Dhe një shkak ishte qoftë virusi direkt, sepse si receptorët ACE në mushkëri, të tillë janë dhe në pankreas ku prodhohet insulina. Në këtë rast kemi një diabet që nuk ishte më përpara dhe grupi tjetër që nuk e dinin që kishin diabetin por thjesht infeksioni dhe përdorimi i kortizonikëve pati pasoja të rritjes së sheqerit në gjak. Pra kemi një shtim real të numrit por dhe diagnostikim të atyre që nuk e dinin.”, tha Dr. Entela. 

Cilat janë shenjat e para të diabetit? “Mirë është që të mos presim shenjat, sepse diabeti ka diskursin e fshehtë. Por shenjat më klasike janë tharja e gojës, kosnumi i ujit në sasi të shtuar, shkuarja sa më e shpeshtë në tualet, sidomos gjatë natës, rënia nga pesha, predispozita për infeksione mykotike.“, tha doktoresha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!