Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:13 - 11 Qershor, 2021

schedule 07:13 - 11 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb: Shqipëria vijon më kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat zhvillohen lokalisht duke sjellë shira afatshkurtër dhe të papërfillshëm në zonat e ulta dhe malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Por sërisht orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes largojnë vranësirat dhe reshjet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare mbizoterojne motin në Kosovë, situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësirat shtohen në një pjesë të mirë të territorit duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV mbetet gjatë paradites dhe mbrëmjes në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme, të cilat gjatë orëve të pasdites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të papërfillshëm dhe të izoluar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!