Agon Hamza ndër emrat më seriozë të studimit të filozofisë në rang ndërkombëtar i pyetur në Refleksione për mendimin e tij mbi ekzistencën e sotme të partisë-shtet thotë se nëse do të shohim historikun e të gjitha vendeve socialiste, partia edhe shteti kanë mbajtur distancë të jashtëzakonshme. Kryetari i partisë kurrë nuk ka qenë kryetari i qeverisë apo kryeministër apo në ekzekutiv.
“Për çka po flitet për situatën në Shqipëri e deri para pak kohe për situatën në Kosovë nuk mund të flas për partinë – shtet. Mund të flas për zaptim të shtetit. Këto të dyja janë kategori tërësisht të ndryshme jo vetëm administrative por në nivelin epistemiologjik. Në teorinë politike, madje edhe në filozofinë politike edhe tek shumica e të majtëve, ekziston njëfarë përshtypje që socializmi i shekullit të kaluar e ka njehtësuar partinë dhe shtetin. Pra partia ka qenë shtet. Mirëpo çka nëse e kundërta është e vërtetë. Nëse shihni historikun e të gjitha vendeve socialiste, partia edhe shteti kanë mbajtur distancë të jashtëzakonshme. Shefi i partisë, kryetari i partisë kurrë nuk ka qenë kryetari i qeverisë apo kryeministër apo në ekzekutiv. Është një historian amerikan, Stephen Kotkin, i cili fushë të studimit ka Bashkimin Sovjetik. Në tezën e tij të doktoraturës ai e laboron pa vetëdije këtë çështje edhe e demonstron në mënyrë të jashtëzakonshme se si distanca ndërmjet partisë dhe shtetit ka qenë konstituive. Partia ka pasur celulat e saj në secilin institucion, por nuk ka qeverisur në nivelin e drejtpërdrejtë.
Forma ka shumë rëndësi. Këtu duhet të fokusohemi në formë, sepse forma e përcakton përmbajtjen, jo e kundërta. Kur flasim për zoti Ramën, nuk mund të flas për një njeri i cili e ka shndërruar Partinë Socialistë në shtet, por e ka zaptuar shtetin nëpërmjet partisë, që është ekzaktësisht e kundërta me figurën e Enver Hoxhës. Nëse e shohim se çfarë ka ndodhur në shekullin e kaluar, njëra prej arsyeve të rrëzimit të shkatërrimit totalisht të padinjitetshëm, ashtu siç e meriton socializmi i shekullit të kaluar, njëra ndër dy arsyet është kjo: Distanca konstituive ndërmjet shtetit dhe partisë sepse partia nuk ka arritur të bëhet shtet, me apo pa qëllim, kjo është çështje diskutimi e cila i takon besoj historianëve. Arsyeja e dytë, nuk ka qenë represioni apo kriza e jashtëzakonshme ekonomike. Për shembull në Amerikën Latine e djathta ka shkaktuar shumë më shumë varfëri dhe represion politik, vrasje, burgosje, zhdukje të njerëzve se sa socializmi, madje edhe në nivelin tragjik si në Kamboxhia. Njerëzit nuk kanë pasur asnjë rol në rrëzimin e socializmit. Ajo është rrëzuar vetvetiu nga pamjaftueshmëria e idesë së saj. Ndoshta edhe kjo distanca ndërmjet shtetit dhe partisë është si pasojë e vyshkjes si pamjaftueshmëri e vetë idesë. Ndoshta shpëtimi në të ardhmen është shndërrimi i partisë në shtet.“- u shpreh Hamza. /abcnews.al/