Babai i Meghan Markle është intervistuar nga një TV Show, ku ka kërcënuar se do të publikojë disa prova jo të mira, për sjelljen e të bijës kundrejt tij.
Përsa i përket lindjes së Lilibet, ai e ka marrë vesh përmes lajmeve në radio. Thomas Markle tregon se është duke iu lutur Meghan-it për të takuar mbesën.
“Jam shumë i dëshpëruar që nuk arrij ta mbaj dot mbesën time”, ka thënë ai.
Kujtojmë që Dukesha e Sussex nuk ka folur me të atin që prej ditës së martesës së saj me Princ Harry, pasi dyshohet se ky i fundit ka kritikuar Thomasin për shfaqjen e disa fotografive të rreme./abcnews.al