Hungaria dhe Irlanda zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre dy ditë më parë. Sfida e luajtur në Budapest nuk prodhoi gola, por debatet dhe ironitë nuk munguan.
Lojtarët e kombëtares ishullore u gjunjëzuan përpara fillimit të ndeshjes, veprim që e bëjnë sistematikisht kundër racizmit, fenomen që ka pushtuar botën e futbollit. Ndryshe ndodhi me vendasit, të cilët u mjaftuan me tregimin e shenjës respekt në fanellë.
Federata Hungareze e Futbollit është një nga Federatat që e kanë vendosur me detyrim që ekipi kombëtar të mos kryejë gjestin e gjunjëzimit përpara fillimit të një ndeshje.
Hungary PM Viktor Orban on HU fans booing the Ireland team ‘taking the knee’ “If you are a guest in a country, then understand its culture, don’t provoke the locals, don’t provoke the host if you visit as a guest” 1/ @AFP
— Peter Murphy (@MurphyPeterN) June 10, 2021
Veprimi i irlandezëve krijoi pakënaqësi te tifozët hungarezë, të cilët nuk i kursyen vërshëllimat ndaj skuadrës mike. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Hungarisë.
Viktor Orban kapet me gjestin e skuadrës irlandeze në fjalën e tij. “Nëse shkon si mik në një shtet dhe e kupton kulturën e atij vendi, atëherë nuk duhet t’i provokosh vendasit, nuk duhet ta bësh kurrë një gjë të tillë“. /abcnews.al