Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.
Komisioneri ka mbërritur sot në Tiranë në kuadër të samitit te liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.
Lexo edhe: Liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Samiti drejtohet nga Rama dhe Varhelyi
Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. g.v/abcnews.al