Ka nisur në Lezhe edicioni i 10 i festivalit folklorik tipologjik kombëtar i rapsodëve dhe instrumentistëve popullorë.
Në këtë edicion që përkon edhe me vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, një pjesë e repertorit që do të prezantohet nga grupet artistike do t’i kushtohet pikërisht figurës së heroit, duke sjellë pjesët më të bukura të etnosit kulturor shqiptar.
18 grupe nga i gjithë vendi janë bërë pjesë e këtij konkurimi që do të zhvillohet përgjatë dy netëve në pallatin e Kultures së Lezhës.
Hasi, Kurbini, Puka, Shkodra, Kukësi, Gramshi, Rapsodët e Kosovës dhe grupi i Kamzës kanë qenë pjesë e konkurimit në natën e parë të këtij festivali që ka si tokën e saj qytetin historik të Lezhës.
Në përfundim të këtij festivali, juria do të shpërndajë 9 çmime për fituesit, ndërsa Lezha do të vijojë të jetë qyteti mikpritës i këtij festivalit kombëtar. /abcnews.al