“Fshesa” në Velipojë do të rrafshojë 45 objekte pa leje, përveç bregdetit shembje edhe mbi pedonale

schedule08:54 - 10 Qershor, 2021

schedule 08:54 - 10 Qershor, 2021

45 objekte në zonën e Velipojës janë futur në listën e godinave që do të shemben nga IKMT në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”. ABC ka siguruar listën e objekteve pa leje që janë futur në planin e shembjeve ku ndër të cilët 25 ndodhen përgjatë vijës bregdetare ndërsa 20 të tjerë mbi pedonale.

Konkretisht në zonën përgjatë bregdetit pritet të shemben 18 njësi shërbimi një katëshe me konstruksion druri, 2 objekte 1-katëshe me konstruksion druri dhe 1 metalik, 1 kontejner me konstruksion druri dhe dy platforma të shtruara me pllaka guri.

Ndërsa në zonën mbi pedonale janë kryesisht objekte pa leje si dhe shtesa në godinat ekzistuese të ndërtuara pa leje.

Paralelisht me Velipojën aksioni i IKMT po vijon edhe në zonën e Ksamilit për t’u shtrirë më pas në të gjithë vijën bregdetare. Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka deklaruar në ABC se ky operacion pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor për të mos penguar sezonin turistik.

Ndërsa inertet që do të mbeten në tokë pas shembjeve do t’u faturohen pronarëve që kanë ndërtuar pa leje si faturë “shpagimi” për shkeljen e bërë. Pas bregdetit, operacioni do të vijojë në zonat e mbrojtura dhe më pas në të gjithë vendin, kudo ku ka ndërtime pa leje. m.v/abcnews.al