E shoqja pozitive për Covid-19, kryeministri francez për herë të tretë në karantinë

schedule22:19 - 9 Qershor, 2021

schedule 22:19 - 9 Qershor, 2021

Kryeministri i Francës, Jean Castex është vetëizoluar për shtatë ditë pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive për Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij. Kryeministri francez, i cili e ka marrë dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca më 19 mars, u testua dhe rezultoi negativ.

Sidoqoftë, pasi është kontakt i ngushtë i një personi që është i infektuar, ai do të qëndrojë në izolim për shtatë ditë dhe e ndryshoi agjendën për të vijuar punën nga shtëpia. Më herët gjatë ditës, Castex vizitoi një treg shumice në Runise, në periferi të Parisit, si dhe një stadium ku u takua me shumë njerëz dhe drekoi me Ministrin e Financave Bruno Le Mer.

Ai gjithashtu ndoqi mbledhjen e kabinetit në pallatin presidencial për herë të parë që nga tetori.

Kjo është hera e tretë që kryeministri francez futet në karantinë si një “kontakt i ngushtë” me një të infektuar. Në shtator 2020 ai u izolua pasi u takua me drejtorin e Tour de France, Christian Pridom dhe në dhjetor sepse ishte takuar me Presidentin Emanuel Macron.

Sidoqoftë, Castex nuk ka rezultuar i infektuar në asnjë rast. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!