Alibeaj: Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg

schedule13:31 - 26 Tetor, 2018

schedule 13:31 - 26 Tetor, 2018

“Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339!”. Kështu ka deklaruar depueti demkrat Enkelejd Alibeaj në një deklaratë ëpr emdiat. Sipas tij, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg, ndërsa shprehet se deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut.

Demokratët dolën sërisht nga foltorja e selisë blu për të deklaruar se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sot duhet të ishte në burg. Kjo, sipas ish-ministrit të drejtësisë Enkelejd Alibeaj, sepse çfarë është bërë publike derimë tani nga dosja 339, është vetëm maja e ajsbergut.

“Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet “të fortëve”, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve.  Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përsëri për shpifje”.

Por nuk ka asnjë tallje më të madhe me shqiptarët për Alibeajn, se përbetimi i kryeministrit se po lufton krimin, kur njerëzit e tij më të ngushtë e konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me të.

“Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend”.    

Por të dy, edhe kryeministri Rama edhe kryebashkiaku Dako e dinë mirë, thekson Enkelejd Alibeaj, se numërimi mbrapsht për ta ka filluar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!