Emri i vajzës së çiftit Meghan-Harry trazon “ujërat” në Familjen Mbretërore

schedule14:17 - 9 Qershor, 2021

schedule 14:17 - 9 Qershor, 2021

Një “luftë” e re ka nisur në familjen mbretërore britanike. Princ Harry pretendon se i ka thënë gjyshes së tij për emrin e vajzës së porsalindur, Lilibeth, por një burim pranë Pallatit Buckingham mohon të jetë zhvilluar një bisedë e tillë me mbretëreshën.

Ky pretendim duket se është bërë arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore. Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.

Duka dhe Dukesha e Sussex (në foto) mirëpritën vajzën e tyre të Premten në mëngjes dhe vendosën ta vendosnin emrin e fëmijës Lilibet Diana Mountbatten-Windsor

Një orë më vonë, shoku i ngushtë i dukës dhe dukeshës së Sussex, Omid Scobby këmbënguli që mbretëresha jo vetëm që ishte në dijeni, por ishte edhe personi i parë që thirri Princin Harry pas lindjes së vajzës. Sipas Scobby, çifti nuk do ta kishte përdorur kurrë emrin “Lilibet” nëse mbretëresha nuk e mbështeste një veprim të tillë.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Harry në një Royal Garden Party në Buckingham Palace në Londër në maj 2019. Emri 'Lilibet' u krijua nga monarku 95-vjeçar kur ajo ishte shumë e re për të shqiptuar emrin e saj, të përdorur për herë të parë nga gjyshi i saj George V dhe gjithashtu nga burri i saj Princi Philip derisa vdiq në fillim të këtij viti

xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!