Dedikimi që hodhi dyshime për ndarjen e Kim dhe Kanye, si qëndron e vërteta mes tyre

schedule12:57 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:57 - 9 Qershor, 2021

Një ditë më parë, Kim Kardashian i habiti të gjithë me urimin që i bëri Kanye West për përvjetorin e tij të lindjes. “Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, shkroi Kim krahas fotos, ku shfaqeshin bashkë me fëmijët e tyre. Ky mesazh i befasoi të gjithë, pasi siç është raportuar tashmë, çifti është divorcuar.

Por ky urim hodhi dyshimet nëse çifti i ka dhënë fund martesës në të vërtetë apo thjesht kanë përjetuar një krizë që mund të jetë tejkaluar. Sidoqoftë, burime për “Us Weekly” janë shprehur se Kim ndjen ende dashuri për reperin, megjithëse “ka ecur përpara nga martesa”.

Kim Kardashian dhe Kanye West dita e babait

Themeluesja e “KKW Beauty” bëri kërkesë për divorc pas 6 vitesh. Ajo theu heshtjen mbi divorcin pak ditë më parë teksa tha: ”Thjesht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!