Dënimi i Mlladiçit, Vuçiç ankohet për drejtësi selektive nga Haga dhe përmend Haradinajn

schedule08:28 - 9 Qershor, 2021

schedule 08:28 - 9 Qershor, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me dënimin e përjetshëm që mori krimineli Ratko Mlladiç nga Tribunali i Hagës, nuk është gjykuar as Serbia e as populli serb. Vuçiç e ka konsideruar të padrejtë gjykimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Vuçiç ftoi serbët të ngrenë kokën lart.

“Nuk janë gjykuar pjesëtarët e popujve tjerë, me gjithë normat ndërkombëtare të drejtësisë. Serbët janë dënuar me gjithsej 1.138 vjet burgim dhe me tetë burgime të përjetshme. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Hagës nuk ka gjykuar asnjë kroat për krimet”, ka deklaruar ai.

“Prokurorët me qëllim kanë zgjedhur Ante Gotovinën, Naser Oriçin e Ramush Haradinajn. Të gjithë janë dënuar pos Haradinajt. Por në shkallën e dytë me vendime misterioze janë liruar. Të gjithë dëshmitarët kundër Haradinajt janë vrarë ose vetëvrarë ”, ka deklaruar ai.

“Kam një porosi për popullin tonë: Mbani kokën lart, as Serbia e as serbët nuk po gjykohen për asgjë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.