Meghan, Dukesha e Sussex në Britani, ka publikuar sot librin e saj debutues për fëmijë, duke ia kushtuar burrit të saj, Princ Harry dhe djalit të tyre dy-vjeçar Archie.
“The Bench”, i cili shikon marrëdhëniet midis babait dhe djalit përmes syve të një nëne, doli në stendat e librave disa ditë pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Lilibet Diana javën e kaluar.
Më parë, Meghan ka thënë se libri i shkruar filloi si një poezi e ditës së babait që ajo shkroi për Harry menjëherë pasi Archie lindi në 2019.
Në një shënim të shkruar me dorë brenda librit, Meghan dedikoi: “Për burrin dhe djalin që më bëjnë zemrën të pompojë”.
Meghan rrëfen gjithashtu një version audio të librit, i cili përmban ilustrime me bojëra uji nga artisti Christian Robinson.
Kujtojmw qw Harry dhe Meghan lanë detyrat mbretërore vitin e kaluar,duke lënë Britaninë për në Kaliforni, ku tani jetojnë./abcnews.al