“Luftë” me policinë, pastaj shpërndante “të bardhë” në ishullin e miliarderëve, dalin pamjet e tjera të shqiptarëve në Mykonos

schedule10:56 - 8 Qershor, 2021

schedule 10:56 - 8 Qershor, 2021

Pak ditë më parë policia greke shkatërroi një grup trafikantësh shqiptarë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në ishullin e të pasurve, Mikonos. Grupi ishte ndjelkur prej disa muajsh, madje edhe me dron nga policia  greke duke çuar deri në arrestimin e tyre.

Në pranga ranë 4 trafikantë në Mykonos dhe një tjetër në Athinë që konsiderohet “truri” i të gjithë grupit kriminal.

Pas monitorimit për një kohë relativisht të gjatë, nën monitorimin me dron nga ajri, strukturat e policisë greke vendosën dje që të ndërhynin duke bastisur godinën ku grupi kishte bazën duke i arrestuar. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ndërhyrjes ndërsa lëvizjet e trafikantëve kontrolloheshin nga ajri me dron.

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Por në 2015 ai ishte lënë i lirë pasi i ishte pezulluar dënimi me 25 vite, që iu ul nga 47.6 vite në total.

Sëfundmi, në media kanë dalë pamje të tjera nga kontrolli i shqiptarëve nga ajri ku në një moment ata duken teksa pjekin mish dhe pijnë birra në tarracën e një banese duke qenë edhe të zhveshur nga mesi e lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!