Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Viktimat e botës së fshehtë, eksperti: Pjesa e “padukshme” e webit, ku mund të shihen tortura online

schedule10:45 - 8 Qershor, 2021

schedule 10:45 - 8 Qershor, 2021

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça pak ditë më parë, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” hodhi dyshimin se vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, mund të jetë e lidhur me një botë të nëndheshme teknologjike, e njohur si deep web dhe dark web. Për të folur më shumë për këtë, në studio ishin të ftuar ditën e sotme eksperti i teknologjisë, Tomi Kallanxhi dhe psikologia Almeida Xhaferri.

LEXO EDHE: “Joshin të rinj të vetmuar”, eksperti: Grupet satanike kanë gjetur “parajsën” në Shqipëri

Kallanxhi shpjegoi se si funksionon kjo pjesë e “padukshme” e rrjetit, e cila nuk diktohet nga motorët e kërkimit dhe në të cilën ka qasje një grusht njerëzish për aktivete të paligjshme. Ai thotë se personat mund të shikojnë tortura që mund të ndiqet online në varësi të një pagese. “Nuk është se je në një web normal dhe skanon të gjitha faqet e dark webit dhe të sugjeron që këto website janë për këtë gjë. Shumica i shpërndajnë nëpër grupe specifike duke targetuar grupe specifike.”



Psikologia shpjegoi se personat që radikalizohen nga webe të tilla dhe që mund të bien pre e sekteve të ndryshme, janë të vetmuar dhe nuk kanë mbështetje.  “Janë persona të vetmuar që nuk kanë një rrjet mbështetës social, nuk kanë një partner apo familje, kryesisht studentë që nuk kanë arritur të integrohen në jetën e tyre studentore, mund të jenë dhe persona që përfshihen në sekte të caktuara fetare.

Krijohet kur fëmija kalon orë të tëra vetëm, prindërit nuk kanë kohë të merren me të, dhe mekanizmi që zëvendëson prindërit është një mjet teknologjik që e bën fëmijën krejt të varur. Jo çdo adoleshent bëhet i varur, ka që dinë ta përdorin në funksion të detyrave që kanë nevojë. Nga kurioziteti për të gjetur dhe një shok kërkojnë online për të ndërvepruar me dikë. Vetmia e tyre papritur mbushet dita ditës kur ky sekt iu ofron një njeri tjetër me kushtin që të takohen.”, tha ajo.

Si mund të dallohen personat që kanë rënë pre e kësaj ane të errët të rrjetit. “Së pari humbasin interesin për të kontaktuar të afërmit e tyre, braktisin partnerët, lënë vendin e punës, nuk dalin nga shtëpia, fillojnë dhe bëjnë ndryshime në veshjen e tyre dhe nëse janë pjesë e grupeve okulte, përdorin simbole. Komunikojnë në mënyrë të çuditshme.”, tha psikologia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!