“ABC” ka siguruar fotot nga dosja e prokurorisë që tregojnë minutë pas minute çdo lëvizje që kanë fiksuar kamerat e sigurisë në lokalin ku të premten e kaluar Mexhit Picari vrau me armë zjarri dhëndrin e tij Kudret Saliaj me armën që i jep e bija.
Lexo edhe: “Do të vras ty dhe gocën”, dëshmia e ish-vjehrrës: Si më kërcënonte Dhurata Saliaj
Fotot, faktojnë sipas prokurorisë se vajza ishte bashkëpunëtore me të atin, i cili i ekzekutoi burrin me të cilin ishte në prag divorci.
Në orën 11:36:28 Kudret Saliaj ecën drejt tavolinës ku ndodhet i ulur avokati i tij Adriatik Cama. Kur ora e kamerës shënon 11:46:11 në verandën e lokalit shfaqet Anila Trifoni, psikologia e cila ecën në drejtim të tavolinës ku janë ulur Adriatik Cama dhe Kudret Saliaj.
Kur ora e kamerës shënon 11:52:04 në verandën e lokalit futen Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj të cilën ulen në një tavolinë paralel ngjitur me vetraten.
Dhurata Saliaj ulet me kurriz nga tavolina ku qëndron i ulur bashkëshorti i saj. Kur ora shënon 11:52:52 Dhurata Saliaj çohet nga karrigia e saj dhe në duar mban një object të zi në dukje çantë krahu dhe ulet në krah të djathtë të të atit Mexhit Picari.
Kur ora shënon 11:53:03 Mexhit Picari zgjat dorën drejt çantës së të bijës dhe më pas me dorën tjetër afrohet me përkulje dhe nxjerr nga çanta pistoletën.
Kur ora në ekran shënon 11:53:07 Mexhit Picari çohet nga tavolina dhe vazhdon lëvizjen në drejtim të tavolinës ku qëndron i ulur dhëndri bashkë me avokatin dhe psikologen.
Gjatë rrugës për te tavolina ai lëviz dhe nga kamerat e sigurisë duket sikur mbush armën e zjarrit pistoletë.
Kur ora shënon 11:53:09 ai qëllon në drejtim të dhëndrit dhe avokatit. Pas të shtënave Kudret Saliaj rrëzohet në tokë ndërsa avokati Cama largohet nga tavolina dhe ecën në drejtim të këndit ku është pozicionuar kamera e sigurisë.
Autori Mexhit Picari largohet me nxitim në drejtim të kundërt me avokatin.
Kur ora shënon 11:53:15 sekonda, Dhurata Saliaj çohet nga tavolina dhe largohet në të njëjtin drejtim ku 9 sekonda më parë u largua dhe i ati nga i njëjti drejtim nga i cili u futën në lokal.
Ndërsa psikologia mundohet t’i japë ndihmën e parë viktimës Kudret Saliaj.
Kur ora shënon 11:53:33, avokati Cama afrohet sërish te tavolina ku ndodhi ngjarja duke e mbajtur dorën tek supi i djathtë për shkak të plagës që ka marrë.
Më pas rreth një minutë në vonë psikologia Anila Trifoni humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë.
/Abcnews.al