“ABC” zbardh detaje të reja nga krimi brenda në familje sonte në Librazhd. Gazetari Aldo Kozarja raporton se krimi dyshohet se ndodhi për arsye xhelozie.
Qemal Bici njihej si përdorues alkooli, ndërsa mes tij dhe bashkëshortes Menturie Bici dyshohet se ka pasur debate për arsye xhelozie, që çoi 56-vjeçarin drejt vendimit ekstrem për ta vrarë më sëpatë, ndërsa më pas vari veten në një pemë jashtë banesës.
Gjithashtu, gazetari Aldo Kozarja mëson se autori ishte i dehur në momentin që kreu krimin dhe gruan e ekzekutoi në dhomën e gjumit. Ishte njëri nga fëmijët që konstatoi nënën pajetë dhe babanë të varur në pemë pasditen e sotme.
Lexo edhe: Momenti rrëqethës kur djali gjen prindërit e vdekur, përfundon në spital
Çifti la 4 fëmijë, njëri prej të cilëve i tronditur përfundoi në spital. Gazetari i ABC në Librazhd, Agim Blloshmi mëson se 12 vite më parë Menturie Bici e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë ndaj saj.
Familjarët kanë hapur dyert e mortit. Në pamjet e siguruara nga “ABC” në hyrje të banesës është edhe një efektiv policie, ndërsa pritet që dëshmia e fëmijëve dhe të afërmve të hedhë më shumë dritë mbi krimin në familje. d.b/Abcnews.al