Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”.
Ai ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se ka punuar që i vogël, por puna e tij nuk ka pasur aspak lidhje me muzikën.
“Kur isha unë i vogël nuk kishim këto kushte që kemi sot. Unë kam shitur çokollata dhe pastaj kam bërë shumë punë të tjera”, u shpreh Albani.
Sakaq, këngëtari ka shtuar se ka punuar dhe si shitës librash, në fabrikë, kamarier, madje dhe infermier./abcnews.al