Shqipëria nuk gjen qetësi, burri vret gruan me sëpatë në Librazhd, më pas vetëvaret

schedule19:31 - 7 Qershor, 2021

schedule 19:31 - 7 Qershor, 2021

Shqipëria është tronditur sërish mbrëmjen e sotme. Krimi këtë radhë  ka goditur në Librazhd ku burri ka ekzekutuar gruan e tij në mënyrë makabre duke e qëlluar më sëpatë. ABC mëson se viktima është Menturie Bici 53-vjeç. Ndërkohë autori i këtij krimi të rëndë sipas burimeve paraprake mësohet të jetë Qemal Bici, rreth 56-vjeç, i cili më pas ka varur vetën duke gjetur kështu edhe ai vdekjen.

Krimi ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, në banesën e çiftit.  Në momentin e krimit  fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas kur kanë ardhur në banesë  e kanë gjetur nënën e vrarë dhe më pas babin të varur te një pemë pranë banesës.

Njoftimi i policisë: “Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Në një kohë që Shqipëria po bëhet gati për të pritur turistët, disa nga qytetet bregdetare po përballen me krime të rënda. Në 6 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje me 6 viktima. 3 prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia. Ndërkohë sot kësaj liste iu shtuan edhe dy viktimat e Librazhdit.

Vrasja e parë ndodhi më 1 qershor, në Tepelenë. U ekzekutua tregtari Çajup Selimi. 52 vjeçari iu bë pritë në shkallët e pallatit ku jetonte. Një tjerr vrasja pa autor është dhe ajo e Shkëlzen Velajt në Vlorë. Ndaj 35-vjecarit u zbraz një karikator kallashnikovi. Si në rastin e Tepelenës, dhe Velaj u vra në derë të shtëpisë.

Pak minuta pas kësaj ngjarje, një tjetër krim u raportua nga policia. Në fshatin Fier i Ri të Lushnjës, Rako Qorri u vra nga komshiu i tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe i biri. Ngjarja ndodhi për shkaqe banale. Më 4 qershorit Tirana u trondit nga një tjetër vrasje.

Në një lokal në afërsi të Gjykatës Civile, Kudret Salia u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari. Ky i fundit u arrestua një orë pas krimit. Në pranga u vu edhe vajza e tij, Dhurata si bashkëpunëtore. Ngjarja ndodhi për shkak familja e saj nuk pranoni divorcin e kërkuar nga Kudret Salia.
Mbrëmja e kësaj të diele u mbyll me dy viktima. Gramoz Memaj vritet në një atentat në Ksamil, ndërsa në Shkodër, Diana Vukaj u qëllua për vdekje nga vëllai i saj. Nga 1 qershori i vitit 2021 janë shënuar gjithsej 32 vrasje, 12 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
VRASJET NE 6 DITE
Data 1 vritet Çajup Selimi
Data 3 vritet Shkëlzen Velaj
Data 3 vritet Rako Qorri
Data 4 vritet Kudret Salia
Data 6 vritet Gramoz Memaj
Data 6 vritet Diana Vukaj

.e.l/abcnews.al/