Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë që në Rusi makina më e shitur është e modelit Lada. Ajo ka shitur 38.284 njësi, ndërkohë pason Kia me 18.818 njësi e Hyundai me 16.261.
Gjatë majit janë shitur 151.964 makina të reja apo 230% më shumë se në majin e vitit të shkuar në Rusi, kur shitja ra për shkak të masave anti-Covid.
Modeli më i shitur në maj është ai i Ladës, Granta, me 12.829 njësi.
Ndërsa në vend të dytë është Lada Vesta me 10.050 njësi, kurse në të tretin Kia Rio me 6.682 njësi të shitura./abcnews.al