Nëntë të plagosut dhe 27 të arrestuar është bilanci i përplasjes fizike mes një grupi militantësh dhe policisë argjentinase në Buenos Aires. Arsyeja e protestës ishte diskutimi në dhomën e deputetëve të buxhetit për vitin 2019. Buxhet që parashikon reduktime në shpenzimet publike. Aktivistët i janë vënë zjarrin disa koshave të mbeturinave dhe kanë hedhur gurë dhe drunj kundër agjentëve të policisë. Këta të fundit reaguan duke qëlluar me plumba gome dhe gaz lotsjellës. /abcnews.al
Protesta të dhunshme në Argjentinë kundër reduktimit të buxhetit
schedule10:15 - 25 Tetor, 2018
schedule 10:15 - 25 Tetor, 2018