Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se janë duke u zhvilluar bisedime me vendet e G20, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, në lidhje me dhurimet financiare dhe vaksinat Covid-19 për mekanizmin e shpërndarjes Covax.
Bruce Aylward, këshilltar i lartë i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së po ashtu u tha gazetarëve se OBSH dëshiron që SHBA, vendet anëtare të BE, Britania, Kanadaja dhe Japonia të kontribuojnë me doza.
Aylward tha se propozimi i paraqitur të premten nga BE për Organizatën Botërore të Tregtisë për të zgjeruar aksesin e vaksinave Covid-19 nuk shkoi aq mirë sa pritej ndërsa shtoi se heqja dorë nga të drejtat e patentës do të përbënte avantazh.
Duke u rezistuar thirrjeve për heqjen dorë nga patentat, BE paraqiti një plan që pretendon se do të zgjerojë në mënyrë më efektive furnizimin me vaksinat pa hequr dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) të mbështetur nga SHBA.
Propozimet e BE theksuan kufijtë e kufizimeve të eksportit dhe rregullat ekzistuese të OBT që lejojnë vendet të japin licenca për prodhuesit. s.b/abcnews.al

