Zv/ ministri: “Fshesa” në bregdet përfundon brenda 30 qershorit, zero tolerancë për shkelësit

schedule12:52 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:52 - 7 Qershor, 2021

Nga Ksamili, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj deklaroi se aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor. Ai u shpreh se në aksion do e pësojnë dy kategori, ata që kanë ndërtuar pa leje dhe ata që kanë ndërtuar më shumë se iu është lejuar.

“Ky aksion ishte paralajmëruar dhe nga kryeministri muajin e kaluar. Ka filluar nga Ksamili dhe Velipoja dhe do vazhdojë përgjatë gjithë zonës turistike bregdetare, Zonat turistike janë pasuri dhe nuk mund të lejohet askush të abuzojë. Ky aksion vazhdon me një moto “tolerancë zero” për ndërtuesit dhe ata që mbyllin sytë. Në dijeninë time nuk di të ketë pasur sot përplasje me policinë. Janë të gjitha objektet që janë pa leje.

Edhe ata që nuk kanë leje ndërtimi dhe ata që kanë leje ndërtimi por kanë shtuar katet. Kjo  është koha e vitit kur tentativat për të uzurpuar janë më të shumta. Sezoni nuk ka filluar taman dhe besoj se brenda 30 qershorit ky aksion do ketë përfunduar. Sot varet dhe nga ecuria e punës. Në të gjithë Ksamilin janë 30 objekte pa leje dhe puna do vazhdojë deri në përfundim”, deklaroi Lamallari. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!