Thellohet akoma më shumë tragjedia e ndodhur në familjen Vukaj një natë më parë ku policia zbuloi trupin e pajetë të 58-vjeçares Diana Vukaj në dhomën e saj të gjumit, e cila dyshohet se ishte vrarë nga i vëllai i saj Fabian Vukaj me silenciator.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC se dyshohet se 55-vjeçari e ka vrarë të motrën prej të shtunës në darkë dhe e ka mbajtur në banesë. Ka qenë pastruesja e banesës që ishte marrë nga Diana Vukaj e cila ka tentuar të komunikojë disa herë me të dhe pasi nuk ka arritur të kontaktojë, ka bërë një denoncim në sallën operative.
Pasi ka mbërritur në banesë policia ka gjetur 58-vjeçaren e pajetë në dhomën e saj, ndërkohë që në dhomën e ndenjes janë gjetur disa shishe alkooli të zbrazura. Fabian Vukaj është kapur në rrugicën e lagjes, ku është konstatuar se ishte në gjendje të dehur.
Diana Vukaj prej vitesh jetonte në Gjermani prej ku ndihmonte të vëllanë me para pasi ky i fundit shpesh herë ishte futur në borxhe për shkak të bixhozit dhe konsumit të alkoolit. mv/abcnews.al