CNN e transmetoi LIVE, “përbindëshi” i ajrit amerikan nxeh keq Kinën

schedule11:35 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:35 - 7 Qershor, 2021

Vizita e një delegacioni amerikan në Tajvan ka shkaktuar një krizë tjetër mes SHBA-ve dhe Kinës.

Kjo e fundit e konsideron Tajvanin si pjesë integrale të saj, ndërsa ishulli ka raporte të ngushta me SHBA-të. Avioni gjigant i ushtrisë C-17Globemaster III transportoi 750 mijë vaksina për në Taipei, ndërsa gjithçka u transmetua live nga CNN, raporton abcnews.al.

Më shumë se një misioni humanitar, ulja e një avioni kaq të madh amerikan në Taipei konsiderohet si një mision diplomatic dhe ushtarak, gjë që ka nxehur jo pak Kinën pas fërkimeve të marinave respektive në Paqësorin jugor.

Më herët, delegacionet amerikane kanë shkuar me avionë të vegjël në Taipei, por përdorimi i gjigantit C-17 Globemaster III që mund të transportojë tanke, madje edhe helikopterë, është lexuar si një mesazh force nga Kina. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!