E nisi me bagëti dhe sot merret me fëmijët autik, emigranti shqiptar që krijon punime të veçanta me shqiponja

schedule08:19 - 7 Qershor, 2021

schedule 08:19 - 7 Qershor, 2021

Shkëlzen Veseli është bërë i njohur për shkak të një shqiponje handmade që ka realizuar. I riu shqiptar që jeton prej vitesh në Itali, në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” tregoi se e ka nisur punën e tij me bagëti ndërsa sot merret me fëmijët që vuajnë nga spektri autik.

Shkëlzeni tregoi se tani punon në një qendër hipoterapie, një terapi që iu vjen në ndihmë këtyre fëmijëve nëpërmjet kontaktit me kuajt. Për më tepër, ai tregoi se kohën e lirë ia kushton pasionit për të bërë punime me druri.

“Bëj dy punë, e para merrem me fëmijët autik gjatë gjithë kohës dhe pjesën tjetër ia kushtoj shqiponjave.”, tha ai. Shkëlzeni tregoi se gjithçka nisi pasi postoi në rrjete sociale një punim prej druri të shqiponjës dy krenare dhe tashmë kërkesat për realizime të tilla janë të larta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!