Veliaj dhuron dy kompjutera për shkollën “Isa Boletini”

schedule17:45 - 24 Tetor, 2018

schedule 17:45 - 24 Tetor, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhuroi dy kompjutera per laboratorin e informatikës në shkollën “Isa Boletini” në Kamëz. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bashkia thotë se kompjuterat u blenë me dëmshpërblimin e fituar nga gjyqi për shpifje ndaj këshilltarit bashkiak të Partisë Demokratike Akil Kraja. Ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj përshëndeti nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes dhe tha se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsimin./abcnews.al