Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë arritur më në fund në një kompromis politik pas zgjedhjeve të 28 prillit.
Bëhet fjalë jo për dy liderat politikë të vërtetë, por ata të skenës së “Kosheres”.
Të interpretuar nga aktorët Gjergj Mena dhe Denis Kurushi, ata shfaqen së bashku në një vaskë teksa lahen dhe bisedojnë së bashku. Madje dialogu i tyre kalon deri në intimitet nga atmosfera e krijuar me shishet e shampanjës.
Rama: Zemra vogël pse dridhesh? Ke ftohtë? Ça do ti?
Basha: Dua të bëhem kryeministër.
Rama: Ça do me pi them se pasi t’i futësh nja tre gota e sheh veten shef qeverie. Thuaj ça të duash t’u luta, t’u luta, ja ku ma shtrive dorën.
Basha: Të lutem këtu e ke gabim, nuk ta kam shtrirë dorën. Unë për veten time edhe nëse ti do më thoje këtë gjë, unë nuk do ta pranoja. l.k/abcnews.al