“Mos dhunoni fëmijët”, përlotet Bes Kallaku: Në Bulqizë janë të detyruar të punojnë maleve për të nxjerrë krom

schedule20:40 - 6 Qershor, 2021

schedule 20:40 - 6 Qershor, 2021

Editoriali i kësaj të diele i moderatorit të “Kosheres” Bes Kallaku i dedikohet fëmijëve, pasi pak ditë më parë ishte edhe 1 Qershori.

Gjatë fjalës së tij, Besi shumë i emocionuar dhe njëherëzi i përlotur i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos përdorin dhunë ndaj fëmijëve.

Ai ka deklaruar se një fëmijë i dhunuar sot kthehet në një prind të dhunshëm nesër.

Sipas aktorit, çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë fëmijëri, quhet fëmijë i abuzuar

Ne shqiptarët jemi të vetmit që kemi një shprehje: ‘Druri ka dal prej xhenetit’ ose ne jemi të vetmit që kur shkojmë në mbledhje me prindër i themi zyshës:’Ta jap lejen unë, po nuk mësoi bjeri, rrihe se ashtu zë mend ky’. Edhe harroni që një fëmijë i dhunuar sot kthehet në një prind të dhunshëm nesër.

Për çdo fëmijë që ka besuar në vetvete, qendron një i rritur që ka besuar në të dhe nëse doni që fëmija juaj të jetë i mirë, ose të bëhet i mirë, lëreni atë të jetë i lumtur. Pas gjithë këtyre rasteve ku fëmijët janë të detyruar të punojnë për të nxjerrë kafshatën e bukës për familjen e tyre, aq më tepër ku sa raste kemi parë ne në Shqipëri ku në Bulqizë janë të detyruar të punojnë maleve për të nxjerrë krom për të siguruar bukën në shtëpitë e tyre, nuk ka justifikim. Çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë fëmijëri, quhet fëmijë i abuzuar”, ka thënë ndër të tjera ai. l.k/abcnews.al

https://youtu.be/3ov6wZJXv10

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!