I ftuari i natës së sotme në “Kadi Show” te “Kosherja” ishte kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i luajtur nga aktori Ermir Hoxhaj.
Shehaj dha një intervistë shumë interesante, ku zbuloi me plot humor shumë opinione të tij, që publiku është shumë kuriozë të dijë në të vërtetë për demokratin.
Mirëpo, i sjellë në një formë komike, Shehaj i “Kosheres” tregoi se ka ardhur me makinën e tij modeste “Dum-dum”.
“Unë erdha me makinën time modeste, sepse unë kam një makinë të tipit Mercedez Benz apo Range Rover. Unë erdha me makinën time “Dum-dum”, tha ai.
Më tej, Shehaj tregoi ëndrrat se si nisi rrugatimin në Itali: “Unë në fillim kisha ëndërr të bëhesha milioner si xhaxhai im. Edhe ai kishte dëshirë të bëhej milioner. Kur vajta në Itali mbaj mend kisha me vete vetëm 2 mijë liretta dhe tani kam vetëm 2 mijë punëtor Kadi”.
I pyetur se konsideron si kundërshtarin më të fortë, mes Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit, ai u përgjigj: “Zoti Basha, në fillim kisha frikë dhe nga Edi Paloka“. l.k/abcnews.al