Ka vetëm pak ditë që këngëtari Alban Ramosaj u shpall fitues i “Këngës Magjike” me këngën “Thikat e mia”. Mirëpo, duket se ky është vetëm fillimi pasi artisti ka plane të mëdha dhe nuk ka ndërmend të ndalet.
Një nga ëndrrat e tij më të mëdha, njëkohësisht edhe hapi i radhës, është “Eurovision”.
Kështu ka deklaruar Albani në një intervistë që ka dhënë për blogun më të madh të “Eurovision”, “Wiëibloggs”.
Ai u shpreh se festivali europian ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e tij më të mëdha dhe se dëshiron shumë ta përfaqësojë Shqipërinë.
Ndër të tjera Albani u shpreh shumë krenar për veten, që arriti të fitonte i pari nga familja Ramosaj-Hadërgjonaj çmimin e madh në “Kënga Magjike”.
“Jam krenar për veten që arrita të fitojë. Jam i pari nga familja jonë që marr vendin e parë dhe jam i lumtur sidomos për nënën time sepse çdo gjë e bëj për të. Ajo “dha jetën” për të më rritur mua dhe motrën time. Isha në Roterdam këtë vit për të mbështetur Anxhelën. I preferuar im ishte Gjon’s Tears dhe u shokova kur nuk i mori votat e publikut. Por, gjithsesi çdokush prej tyre është fitues”, tha ndër të tjera këngëtari./abcnews.al