Është mbyllur gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit dhe ka rezultuar të jetë një nga ato gara, që mbesin gjatë në kujtimet tona dhe ua tregojmë nipërve në të ardhmen e largët tonën. Leclerc e nisi i pari garën, por u parakalua shpejt nga Hamilton dhe Verstapen, me makinat që treguan diferenca të mëdha në shpejtësi dhe qëndrueshmëri.
Oh boy, what a race that was#AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/v3mLifoZn8
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021
Kampioni i Botës në fuqi e mbajti vendin e parë deri në momentin e pit-stopit, kur mekanikët e lanë në baltë. Mbi 4 sekonda iu desh skuadrës për të ndërruar gomat e anglezit, me ata të Red Bull, që mbyllën gjithçka në 1.9 sekonda te makina e Verstapen dhe i dhanë mundësinë holandezit të marrë kreun.
CHECO WINS IN BAKU!
It's his first victory for Red Bull, and only the second of his career!
He took P1 after Max Verstappen's crash, and had to hold on during a dramatic restart after the red flag#AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/65WmuCXunG
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021
Gjithçka perfekte për Verstapen deri në xhiron e 48, kur në mënyrë të papritur njëra nga gomat e pasme shpërtheu dhe piloti i Red Bull u përplas me barrierat e pistës pasi humbi kontrollin e makinës, duke lënë garën plot nerva.
Disbelief in the Red Bull garage
Total frustration on the main straight#AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/yibdhsTg9v
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021
Një xhiro më pas, në të 49-tën, e njëjta gjë ndodhi me Lance Stroll, makina e të cilit pësoi dëme të mëdha dhe bllokoi edhe pistën. Komisarët e garës, të shqetësuar për shpërthimin e gomave urdhëruan ndërprerjen e garës.
CHECO WINS IN BAKU!
It's his first victory for Red Bull, and only the second of his career!
He took P1 after Max Verstappen's crash, and had to hold on during a dramatic restart after the red flag#AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/65WmuCXunG
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021
Pas më shumë se 30 minutave u vendos rikthimi në pistë, me Hamilton që në atë moment renditej pas pilotit te Red Bull, Sergio Perez. Gjithçka nisi nga vendet e startit dhe Hamilton sulmoi direkt Red Bullin e vendit të parë, por në kthesën pas pjesës së drejtë nuk frenoi dot dhe shkoi drejt, duke rrëshqitur në vendin e 16.
Lap 50/51
Hamilton goes from P2 to last #AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/TAxXYEgfNL
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021
Perez në xhiron e mbetur nuk e la kryesimin dhe mundi të fitojë garën. Në vendin e dytë u rendit një ish-ferrarist: Sebastian Vettel me Aston Martin, që u gjend aty falë largimeve të kryesuesve. Podiumin e plotësoi Pierre Gasly me Alpha Tauri. Francezi kishte një duel të fortë në fund me Leclerc të Ferrarit, por arriti ta mbajë pozicionin. /abcnews.al
It's time for you to pick your #F1DriverOfTheDay!
Voting is open ? https://t.co/MlZWnXMxOp#AzerbaijanGP ?? #F1 pic.twitter.com/0W8oAEQf9q
— Formula 1 (@F1) June 6, 2021