Çelja e aerodromit të Gjirokastrës, Rama: Një hapësirë më shumë për turizmin e zonës

schedule08:11 - 6 Qershor, 2021

schedule 08:11 - 6 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së dielës pamje nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se kjo është një hapësirë më shumë për turizmin e zonës.

Nga pamjet e publikuara duket se të shumtë kanë qenë vizitorët e pranishëm për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër.

POSTIMI

“MIRËMËNGJES ? dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë.” /abcnews.al/