Kaos dhe trafik kilometrik nga hyrja e Shëngjinit deri në zonën e “Ranës së Hedhun” nga interesi për të ndjekur festivalin e muzikës elektronike “UNUM”.
Të lodhur nga pandemia dhe të gëzuar që numri i infektimeve u ul në mënyrë drastike duke sjellë heqjen e kufizimeve të forta, një numër i lartë qytetarësh janë drejtuar mbrëmjen e sotme për në zonën turistike për t’u dëfryer. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata.
Gazetari i ABC në Lezhë, Gjergj Figuri raporton se është krijuar më shumë se 6 km trafik nga hyrja e Shëngjinit për te “Rana e Hedhun”. Festivali do të zgjasë deri të martën./ Abcnews.al