Harry Styles do të lançojë linjën e tij të kozmetikës

schedule15:11 - 5 Qershor, 2021

schedule 15:11 - 5 Qershor, 2021

Harry Styles po lançon markën e tij kozmetike. Ish ylli i “One Direction” thuhet se do të nxjerrë në treg produkte bukurie dhe parfume. “Us Weekly” raporton se ka siguruar dokumentet zyrtare të markës së quajtur “Styles, Harry Edward”.

Në dokumente thuhet se Harry është drejtori i kompanisë bashkë me Emma Spring, e cila ka punuar me muzikantin për vite me rradhë. Megjithëse Styles nuk ka një përvojë të mëparshme në fushën e bukurisë, ai është cilësuar si një ikonë stili.

Ai tashmë është i njohur për zgjedhjet e tij të guximshme të modës. Pak muaj më parë ai u bë mashkulli i parë që pozoi për revistën Vogue me një fustan, duke sfiduar stereotipet gjinore të veshjeve. Kjo shkaktoi polemika në publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!