Pas më shumë se një viti, duket se gjërat po shkojnë drejt normalitetit. Këngëtarët tashmë kanë mundësinë për t’u angazhuar me koncertet pas një kohe kaq të gjatë. Ata kanë nisur të zhvillojnë aktivitetet e para dhe njëri prej tyre është dhe Ylli Limani.
Këngëtari nga Kosova ka mbajtur koncertin e parë në Shkodër për këtë sezon. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë disa pamje nga mbrëmja, këngëtari shprehet se e kishte marrë malli për publikun. “Shkodra, e nisëm mbarë këtë verë. Sa m’kish marrë malli.”, ka shkruar ai.