34 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”, pritet të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masave të sigurisë të caktuar në mungesë ndaj tyre.
Ndërsa 5 personat e arrestuar pas zbulimit të laboratorit te përpunimit të heroines në Brenog të Hasit dolën dy ditë më parë përpara gjykatës së Kukësit për caktimin e masës së sigurisë. Të dielën në Shijak, por edhe qytete të tjera të vendit, u arrestuan 19 persona si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Anëtarë të familjes Avdyli, përfunduan në pranga si organizatorët dhe si persona të dyshuar se do të trafikonin lëndë narkotike drejt shtetit gjerman. Ndërkohë nga përgjimet e pjesëtarëve të grupit, dolën edhe lidhjet te tyre me dy ish-deputetë të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Ndoka dyshohet se ka ndërhyrë për të përfituar toka në favor të të afërmve të tij, ndërsa Çuko dyshohet se ka dhënë leje të dënuarve pas ndërhyrjeve të personave nën hetim. Për shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal u arrestuan dhe 3 punonjës policie. /abcnews.al