Pse është e vështirë të zgjohesh në mëngjes?

schedule09:28 - 5 Qershor, 2021

schedule 09:28 - 5 Qershor, 2021

Nëse nuk jeni një person mëngjesi, zgjimi është më i vështirë. Ka disa arsye pse disa e urrejnë zgjimin e hershëm dhe iu duhet kaq shumë kohë për të vazhduar punën. Sipas psikoterapistit Mike Dow, “të jesh një personi mëngjesi ka të bëjë me ndërthurjen e gjeneve dhe mjedisit tuaj”.

“Nëse keni një nga gjenet e shumta për të qenë një personi mëngjesi, nivelet e melatoninës (hormonit të gjumit) ka të ngjarë të rriten më herët në mbrëmje dhe të bien më shpejt në mëngjes.”, thotë ai. Arsyeja se pse e keni të vështirë të zgjoheni herët mund të jetë për shkak të gjitha herëve që keni vonuar të ngriheni nga shtrati.

Një tjetër arsye ka të bëjë me faktin se ju veproni ndaj diçkaje për shkak të nevojës dhe jo qëllimit. Kur jeni duke bërë diçka që nuk iu pëlqen, është e vështirë të entuziazmoheni kur zgjoheni çdo ditë. Është vështirë të detyrosh vetveten, ditë për ditë, të bësh diçka që në të vërtetë nuk dëshiron ta bësh, edhe kur e di se duhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!